18.5 C
New York
Sunday, May 4, 2025

Buy now

Tre të lënduar në një aksident në Bresalc të Gjilanit

- Advertisement -

Një aksident mes tri veturave ka ndodhur në fshatin Bresalc të Gjilanit, ku kanë mbetur të lënduar tre persona.

Këtë për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, i cili bëri të ditur se janë duke u hetuar shkaqet e aksidentit.

“Ju njoftojmë se më datën 03.05.2025, në orët e pasdites në hyrje të fshati Bresalc, ka ndodhur një aksident trafiku në mes tri veturave, tre persona kanë marrë lëndime të lehta sipas raportit të mjekut po ashtu janë shkaktu dëme materiale”.

“Në vendin e ngjarjes ka dalur njësiti i Trafikut Rajonal. Shkaqet se si ka ardhur deri te aksidenti po hetohet nga Policia e Kosovës njësia e hetimeve të trafikut rajonal në Gjilan”, thuhet në konfirmim.

Të ngjashme

Të fundit