Katër persona kanë mbetur të plagosur nga të shtënat që ndodhën sot në sheshin e Podujevës, ka bërë të ditur Policia e Kosovës në një njoftim të ri.
Po ashtu, edhe drejtori i Klinikës Emergjente në QKUK, Naser Syla, tha për Gazetën Express se katër persona janë pranuar për trajtim nga ky rast.
“Janë pranuar katër persona në QE, me plagë skllopetare të rënda. Janë duke u kryer ekzaminimet e nevojshme. Gjendja e tyre stabile për momentin”.
Në njoftimin fillestar, Policia e Kosovës raportoi për tre të plagosur nga ky rast.






