24.2 C
New York
Sunday, June 23, 2024

Buy now

Tre oficerë të FSK-së diplomojnë në Kolegjin CGSC të ushtrisë amerikane

- Advertisement -

Forca e Sigurisë së Kosovës ka bërë të ditur se tre oficerë kanë diplomuar në Kolegjin CGSC të ushtrisë amerikane.

FSK, përmes një postimi, ka bërë të ditur se tre oficerët janë Alban Bunjaku, Agron Murati dhe Alban Bujupi.

Oficerë të FSK-së diplomojnë në Kolegjin e Komandës dhe Shtabit të Përgjithshëm (CGSC). Oficerët e Forcës së Sigurisë së Kosovës, majorët Alban Bunjaku, Agron Murati dhe Alban Bujupi, pas studimeve intensive njëvjeçare, diplomuan me sukses të lartë në Kolegjin e Komandës dhe Shtabit të Përgjithshëm (CGSC) të Ushtrisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në një nga bazat ushtarake më të mëdha në Evropë të SHBA-së, Grafenwohr – Gjermani. Ky kurs ka për qëllim të përgatisë oficerë kompetentë dhe fleksibël për detyra dhe komandim në nivelin operacional dhe strategjik.” – thuhet në njoftim.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit