30 C
New York
Monday, July 14, 2025

Buy now

Tre gjigantë evropianë në garë për transferimin e Malick Fofana nga Lyoni

- Advertisement -

Talenti i madh i Lyonit, Malick Fofana, mund të largohet nga Ligue 1 për të nisur një aventurë të re në një nga kampionatet më të forta të Evropës.

Bayern Munich dhe Liverpool janë dy nga klubet që po ndjekin me shumë interes 20-vjeçarin belg, sipas raportimeve të RMC Sport.

Olympique Marseille ka bërë një hap konkret për të siguruar shërbimet e sulmuesit të ri, por konkurrenca nga klubet e mëdha mund të jetë pengesë e madhe.

Lyon, për shkak të vështirësive financiare, ka vendosur një çmim prej 60 milionë eurosh për Fofana, i cili ka shkëlqyer gjatë sezonit të fundit.

Në edicionin 2024/25, sulmuesi anësorë realizoi 11 gola dhe dha 6 asistime në 41 ndeshje, duke u kthyer në një lojtar kyç për ekipin francez.

Interesimi për të është rritur gjithnjë e më shumë, me Chelsea dhe Nottingham Forest që i janë bashkuar garës për të firmosur me belgun.

20-vjeçari shihet si një nga talentet më premtues të brezit të tij, dhe afati kalimtar veror mund të sjellë një hap të madh në karrierën e tij.

Të ngjashme

Të fundit