“Transferimi i vitit”, Xhaka vlerësohet edhe nga “BBC”

- Advertisement -

Pak ditë pasi “The Athletic” e vlerësoi si transferimin më të mirë të Premier Leagues për edicionin 2025/26, Granit Xhakës i është dhënë çmim edhe nga “BBC-ja”.

Mediumi i madh anglez e ka vlerësuar kapitenin e Sunderlandit si transferimin më të mirë të sezonit në elitën angleze.

“Rezultati pas votave të analistëve tonë është se Granit Xhaka e ka fituar çmimin e BBC-së si transferimi më i mirë i sezonit në Premier League”, ka shkruar “BBC” të enjten.

Për Xhakën vlerësimet nga njohësit e futbollit ishin të gjitha pozitve. 33-vjeçari, që është edhe kapiten i Zvicrës, e siguroi Ligën e Evropës me Sunderlandin.

Ai u transferua te Sunderlandi në verën e vitit të kaluar dhe menjëherë u bë kapiten i skuadrës.

Ai e shënoi një gol e gjashtë asistime dhe shumë paraqitje të mëdha.

Në vlerësimin e tij morën pjesë 96 analistë të futbollit në “BBC”, ndërsa ishin 27 kategori të ndryshme për çmimet që u dhanë në Premier League, Premiershipin e Skocisë, Superligën te futbollistet dhe Ligën e Futbollit Anglez.

Të ngjashme

Të fundit