Presidenti Donald Trump, duke folur me gazetarët në Air Force One pas transferimit ceremonial të gjashtë ushtarakëve të vrarë këtë javë në Kuvajt, e pranoi momentin e zymtë, duke thënë: “Është një ditë shumë e rëndë.”
Kur u pyet nëse ceremonia e bëri të rishqyrtonte luftën, Trump e përforcoi edhe më tej qëndrimin e tij për operacionin ushtarak amerikan dhe tha: “Ne po e fitojmë luftën me shumë epërsi.”
Ai vazhdoi duke thënë se prindërit e ushtarakëve të vrarë “ishin shumë krenarë” dhe se vdekje të tilla janë “gjithmonë një gjë shumë e trishtë”
Presidenti ka thënë edhe më parë se ka të ngjarë të ketë më shumë viktima amerikane në luftën me Iranin. I pyetur të shtunën nëse mendonte se do t’i duhej të merrte pjesë në më shumë transferime ceremoniale, Trump tha: “Jam i sigurt. E urrej ta … por është pjesë e luftës.”






