Transferi i ditës, Albin Kurti e merr në ekip ish-nënkryetaren e LDK-së!

- Advertisement -

Albin Kurti ka prezantuar në ekipin e saj Shqipe Mjekiqin, ish-nënkryetaren e LDK-së.

Në ekipin tim si kryeministër, nga sot u bashkua Shqipe Mjekiqi, për të kontribuar me ekspertizën e saj në politikë të jashtme dhe marrëdhënie ndërkombëtare. Ishte kënaqësi të bashkëbisedojmë mbi nevojat e Kosovës në rrugën e saj drejt anëtarësimit në BE dhe në NATO, arritjet tona socioekonomike dhe vlerat demokratike, zhvillimet politike në vendin tonë e në rajon dhe situatën e sigurisë.

Shqipe Mjekiqi ka mbaruar studimet e doktoraturës në shkenca politike në Trinity College Dublin, Masterin në politikat e Bashkimit Evropian në London School of Economics dhe studimet bazë në shkenca politike në Universitetin e Prishtinës.

Shqipja ka një përvojë të gjatë profesionale në institucionet publike të Republikës së Kosovës në fushën e integrimit evropian dhe çështjeve të sigurisë. Aktualisht është profesore ssistente në kolegjin UBT dhe e angazhuar si konsulente në projekte të ndryshme që lidhen me zhvillimin dhe proceset reformuese në vendin tonë.

Të ngjashme

Të fundit