5.7 C
New York
Friday, April 26, 2024

Buy now

Trajkoviq: Instrumenti kryesor i fuqisë destruktive të Vuçiq është Kisha

- Advertisement -

Rada Trajkoviq, Kryetare e Lëvizjes Evropiane të Serbëve të Kosovës dhe Këshilltare e Nenad Rashiq, ministrit të Qeverisë Kurti, të emëruar pas largimit të Listës Srpska ka thënë për portalin e Vojvodinës “Autonomia” se që nga vitet ‘90’të Ballkani Perëndimor nuk ka qenë në krizë më serioze politike se tani.

“Po përballemi edhe një herë me një politikë agresive që rrezikon paqen në rajon dhe e cila, për fat të keq, është e koordinuar nga strukturat politike dhe struktura të tjera në krye me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, për një kohë të gjatë dhe, për fat të keq, e papenguar nga Perëndimi” ka thënë Trajkoviq.

Sipas saj, “Bota serbe” e Vuçiqit arriti të destabilizojë Malin e Zi, një vend anëtar i NATO-s dhe që deri në vitin 2020 ishte lider në integrimet evropiane në Ballkanin Perëndimor.

“Shiheni Bosnjë e Hercegovinën! Javën e kaluar, qeveria e Milorad Dodik mbajti një paradë në një vend që ngjall kujtime shumë të këqija dhe fatkeqe të rrethimit të Sarajevës dhe vuajtjeve të një numri të madh të qytetarëve të Sarajevës në vitet nëntëdhjetë të shekullit të kaluar” shton ajo.

Sipas Trajkoviq, një kritike e ashpër e Vuçiq, “kjo politikë e ktheu Serbinë, në vend të Perëndimit, drejt Rusisë, kështu që sot jemi më larg BE-së se kurrë”.

“Leva kryesore e fuqisë shkatërruese të Vuçiqit është, për fat të keq, Kisha Ortodokse Serbe, e cila së bashku me Kishën Ruse po destabilizojnë me sukses rajonin”.

Duke komentuar rreth rolit të Kishës, Trajkoviq përmend kërkesën për Kishën Maqedonase që të mos kërkojë të bëhet e pavarur.

“Kohët e fundit patëm mundësinë të shohim “misionin” e Kishës Ruse dhe Patriarkut të saj Kiril në Bullgari, e më pas në Maqedoninë e Veriut, ku priftërinjtë rusë, në bisedë me personalitetet e kishës maqedonase, u përpoqën ta shtyjnë Kishën Ortodokse Maqedonase, të cilën e njeh Kisha Serbe, të mos kërkoj autoqefalinë nga Patriarkana e Stambollit. Sigurisht, qëllimi është ruajtja e dominimit të Kishës Ruse” vlerëson Trajkoviq.

Duke folur për Patriarkun serb Porfirije, Trajkoviq e sheh atë si “piun” të Vuçiq që i zbaton urdhërat.

“Ai nuk e ka zakon, për shembull, të takohet as me liderët e opozitës në Beograd, nga frika se mos e bezdis Vuçiqin, urdhrat politikë të të cilit i zbaton siç duhet”

Çfarë urdhërash?

Trajkoviq: Gjithçka! Edhe pse Patriarku Porfirije dërgoi mesazhe paqeje në fjalimin e tij në Patriarkanën e Pejës, ato u neutralizuan shpejt nga lëvizjet agresive të autoriteteve të Beogradit dhe Kishës Ortodokse Serbe, të cilat kishin për qëllim nxitjen e situatave të incidenteve dhe antagonizimin e mëtejshëm të serbëve dhe shqiptarëve tashmë të antagonizuar. Vuçiq po bën gjithçka për t’i rikthyer Serbisë dhe rajonit kujtimet e të gjitha të këqijave që kemi bërë në mënyrë dominuese në vitet nëntëdhjetë të shekullit të kaluar. Me këtë lloj politike ushqehen emocione jashtëzakonisht të këqija ndaj serbëve që jetojnë në vendet fqinje – disponimi antiserb i fqinjëve tanë. Kur flas për Kishën Ortodokse Serbe, duhet t’ju kujtoj se në vitin 2020, Mali i Zi humbi Mitropolitin e tij Amfilohije një njeri që, pavarësisht disa fjalëve të ashpra, e donte Malin e Zi dhe e respektonte shtetësinë e tij.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit