16.1 C
New York
Sunday, May 19, 2024

Buy now

Tragjedia në Shkodër, gjendet edhe trupi i djalit 3 vjeç në lumin Buna

- Advertisement -

Pas shumë kërkimesh, është gjetur edhe trupi i djalit 3-vjeçar i familjes Arrazi, Arditi, ndërsa kërkimet po vazhdojnë për trupin e nënës.

Lajmi u konfirmua nga drejtues të Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile. Trupi është gjetur në anën e malit, në afërsi të fshatit Zues. Disa kilometra larg trupit të vajzës që u gjet dje në Dajlan.

Dy ditë më parë është gjetur trupi i vajzës 9-vjeçare, Erigea, ndërsa dje u gjet trupi i vajzës tjetër, Gresi. Së bashku me nënën, Alma Arrazi, ata dyshohet se janë vetëmbytur pas dhunës nga bashkëshorti i Almës dhe babai i tyre, Ergys Arraz.

Ky i fundit është vënë në pranga, i akuzuar si shkaktar për vetëvrasjen e tyre. Po ashtu forca të shumta polumbarësh, RENEA, FNSH, por edhe ushtria, po vijojnë kërkimet në ujërat e Bunës dhe Drinit për gjetjen e trupit të nënës. /Tch

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit