Tragjedi në Greqi, dy të rinj shqiptarë humbin jetën në aksident

- Advertisement -

Një aksident i rëndë rrugor në zonën e Nea Peramos, në Kavallë, ka përfunduar me dy viktima, të dy me origjinë shqiptare.

Ngjarja ndodhi pasditen e së shtunës, më 3 tetor 2026, në rrugën që lidh Nea Peramos me zonën e plazhit të Ammolofëve. Një motocikletë u përplas me një skuter elektrik, duke shkaktuar plagosjen rëndë të dy drejtuesve.

Fillimisht humbi jetën një 34-vjeçar, i cili drejtonte motorin. Ndërkohë, drejtuesi 36-vjeçar i skuterit elektrik u transportua në Spitalin e Përgjithshëm të Kavallës dhe u shtrua në Repartin e Terapisë Intensive. Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, ai ndërroi jetë gjatë natës.

Sipas mediave lokale greke, të dy viktimat ishin me origjinë nga Shqipëria dhe ishin miq. Autoritetet greke kanë nisur hetimet për të përcaktuar rrethanat e sakta të përplasjes. Deri tani nuk janë bërë publike detaje të plota mbi mënyrën se si ndodhi aksidenti.

 

 

 

 

 

Të ngjashme

Të fundit