Tragjedi në futboll: Ndërron jetë reprezentuesi i Afrikës së Jugut, disa ditë më parë u paraqit në Kupën e Botës

- Advertisement -

Futbolli i Afrikës së Jugut është tronditur nga një lajm i rëndë, pasi ka ndërruar jetë futbollisti 25-vjeçar, Jayden Adams, i cili së fundmi përfaqësoi vendin e tij në Kupën e Botës.

Sipas mediave sudafrikane, rrethanat e vdekjes mbeten ende të paqarta dhe autoritetet nuk kanë bërë të ditur shkakun zyrtar. Raportohet se Adams është gjetur pa shenja jete në një hotel në Cape Town.

Lajmi i hidhur u konfirmua nga Unioni i Futbollistëve të Afrikës së Jugut përmes një komunikate prekëse.

“Vdekja na e ka marrë mizorisht një nga tanët. Ia ka mohuar kombit tonë një futbollist të jashtëzakonshëm, por kurrë nuk do të mund ta fshijë trashëgiminë që Jayden Adams lë pas. Do ta kujtojmë gjithmonë për përulësinë e tij, talentin e jashtëzakonshëm dhe krenarinë me të cilën përfaqësoi Afrikën e Jugut. Prehu në paqe të përjetshme. Nuk do të harrohesh kurrë”, thuhet në reagimin e tyre.

Jayden Adams ishte një nga futbollistët e përfaqësueses së Afrikës së Jugut në Kupën e Botës, ndërsa vdekja e tij e papritur ka shkaktuar pikëllim të madh në botën e futbollit.

Të ngjashme

Të fundit