Lajme

“Trafiku Urban” pranon 20 ankesa për ndryshimin e linjave

By GAZETA SCANNER 1

October 29, 2023

Drejtori i Operativës dhe menaxheri i Transportit në “Trafikun Urban”, Mentor Isufi, tha se vendimi për ndryshimin e linjave është marrë për shkak të mbylljes së rrugës “Xhorxh Bush” dhe shtrirjes në pjesë të tjera të qytetit, ku nuk kanë operuar.

Sipas tij, nga dita kur e kanë marrë vendimin kanë pranuar 20 ankesa nga qytetarët që e përdorin linjën 1. Por ai sqaron se për këto ndryshime ndërmarrja ka marrë edhe shumë lëvdata nga qytetarët. Isufi ka thënë se me mbylljen e rrugës “Xhorxh Bush”, janë ballafaquar me shumë problem.

“Saktësisht nga e hëna kemi filluar që me i zbatuar vendimin e kryetarit Rama, për ndryshimin e disa linjave, nuk janë një numër i madh i ndryshimeve. Arsyeja e ndryshimit të këtyre linjave pikërisht është një prej arsyeve kryesore të cilët krejt qyteti i Prishtinës ka qenë një farë jo të kënaqur me mbylljen e rrugës ‘Xhorxh Bush’. Kur është mbyllur rruga ‘Xhorxh Bush’, në të parët kemi qenë të prekur sepse ne e kemi një transport publik dhe ne jemi ballafaquar me shumë telashe dhe problem të cilat i kemi rregulluar”, tha ai për EO.

“Ne në çdo ndryshim pak si vështirë i pranojmë ato ndryshime në qytet. Por ne i kemi pranuar nga e hënë 20 ankesa, ankesat kanë qenë sidomos për linjën 1. Mirëpo ata e kanë një zgjidhje ne e kanë biletën ditore e cila është 80 cent dhe ajo shfrytëzohet për të gjithë linjat e trafikut urban. Tekë ndërtesa e KEDS, aty është nënë kalimi është edhe stacioni ku mund të ndalen 1, ky nënkalim në pjesën tjetër ka 3 dhe 4, pra dy linjat e tjera me të cilat është e pamundur me prit se 3-4 minuta dhe e shfrytëzon autobusin për me vazhduar në pjesën tjetër. Ne e kemi menduar edhe një zgjidhje për ta, por nëse ju bien që me lëviz nga autobusi në autobus ata e kanë pranuar pak jo mirë këtë ndryshim pro besoj që do të mësohen edhe mandej do ta kuptojnë se më të vërtetë është e qëlluar”, tha ai.

Isufi tha se sa i përket ndryshimit të linjës 1, pas mbylljes së rrugës “Xhorxh Bush” rruga “Robert Doll” ka qenë e bllokuar, prandaj edhe janë bërë këto ndryshime, madje kjo linjë vazhdon deri te “Rruga B”.

“Trafiku Urban” ka filluar zbatimin e vendimit të Komunës së Prishtinës për ndryshime në shtrirjen e rrjedhës së autobusëve në linjat 1, 1A, 3, 3B, 3C, 4 dhe 7C.