1 C
New York
Thursday, January 9, 2025

Buy now

Tradhtia ndaj grave që pasoi fitoren e LVV-së

- Advertisement -

Shkruan: Besa Ismaili

Në zgjedhjet e fundit, LVV fitoi bindshëm me 51% të votave, duke u bërë simbol i shpresës dhe ndryshimit për qytetarë, veçanërisht për gratë që i besuan premtimet për barazi dhe përparim shoqëror. Kauzat për të drejtat e grave u vendosën në qendër të fushatës.

Megjithatë, pas triumfit në kutitë e votimit, ky entuziazëm u kthye në zhgënjim të thellë tek qytetarët dhe diaspora, pikërisht tek gratë.

Partia që erdhi në pushtet me sloganin e ndryshimit, nuk vonoi të tregojë se ndryshimi nuk ishte për gratë, por për interesat e një elite të ngushtë politike.

Kjo tradhti ndaj grave nuk është vetëm një dështim moral, por edhe një humbje për të gjithë shoqërinë.

Gratë janë shtylla e çdo komuniteti, dhe kur ato lihen mënjanë, i gjithë vendi vuan.

Ky precedent është një mësim për qytetarët. Votuesit, veçanërisht gratë, duhet të mbeten vigjilentë dhe të kërkojnë llogaridhënie. Nëse fjalët e mëdha nuk shoqërohen me veprime të vërteta, atëherë kauza e barazisë dhe drejtësisë do të mbetet gjithmonë në hije.

Koha është tani për të rikthyer zërin e grave në agjendën politike. Premtimet e thyera nuk janë fundi i historisë; ato janë thirrja për një luftë të re për drejtësi.

Mua si Besë, njerëzit mund të mos më preferojnë politikisht, por askush as kundërshtarët më të mëdhenj nga asnjë taborr apo taraf nuk mund të ma mohojë konsistencën, parimësinë, kontributin dhe historinë që kam bërë në fuqizimin e grave në përgjithësi dhe nga margjinat e shoqërisë së Kosovës në veçanti.

Bashkë mundemi edhe #mamirë !

#PDK131
#bedrihamzakryeminister
#besaismaili41
#besapërgratë

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit