Romeo Veshaj dhe Heidi Baci janë përplasur me pikëpamjet e tyre lidhur me çështjen e tradhtisë; çështje mbi të cilën e shihnin me këndvështrime të ndryshme.
Romeo thoshte se kurrsesi nuk do e falte tradhtinë mes çifteve dhe njëherësh nga partnerja; derisa rikthesoi se këtë do e bënte të dënueshme me burg.
“Unë them që pse jo që tradhtia të dënohet me burg. Për mua, tradhtia është prerje në besë. Nëse dy persona i kanë kaluar 12 vjet bashkë dhe për një moment, burri në këtë rast e tradhton partneren për një moment dobësie, përse nuk duhet të dënohet ky në këtë rast”, tha ai.
Qëndrimi i tij vjen derisa dy javë më parë në Shqipëri ishte propozuar që bigamia të dënohet me tre vjet heqje lirie.
Mirëpo, të njëjtin mendim nuk e ndanë edhe Heidi, kjo pasi gjatë debatit ajo deklaroi se do e falte tradhtinë dhe se është kundër vendimit për të dënuar tradhtinë.