Trabzonspori interesohet për Zhegrovë

- Advertisement -

Trabzonspori ka shprehur interesim për sulmuesin e krahut të Juventusit, Edon Zhegrova, raporton mediumi turk “Ajansspor” të mërkurën.

“Pretendohet se Trabzonspori e ka ndjekur 27-vjeçarin e krahut të djathtë për një kohë të gjatë”, shkruan mediumi turk.

Pritet të ketë zhvillime për Zhegrovën pas përfundimit të edicionit.

Zhegrova ka pasur pak hapësirë te Juventusi, pas transferimit nga Lille vitin e kaluar.

Në garë për transferimin e Zhegrovës është edhe skuadra franceze, Marseille.

Me fanellën e Juves, Zhegrova, ka luajtur 326 minuta në 16 ndeshje në Serie A.

Në gjashtë ndeshje në Ligën e Kampionëve, Zhegrova luajti 143 minuta, kurse për Kupë të Italisë kaloi 16 minuta në fushë në dy ndeshje.

Të ngjashme

Të fundit