Tottenham dhe Everton janë përballur ditën e sotme në kuadër të Premier League, më “spurs” që kanë fituar me rezultatin e thellë 5-0.
Ndeshja u zhbllokua nga një autogol i Keane në minutën e 14 dhe vetëm 3 minuta më vonë Son shënoi edhe golin e dytë.
Në fundin e pjesës së parë, saktësisht në minutën e 37’, kapiteni Harry Kane do të shënonte edhe golin e tretë duke i dhënë një goditje të fortë takimit.
Pjesa e dytë nis aty ku u mbyll e para, vendasit shënojnë golin e 4 vetëm një minuta pas nisjes së frksionit të dytë me të sapofuturin në lojë, Reguilon.
Vetëm 10 minuta më vonë në të 56’, Harry Kanë do të shënonte edhe golin e pestë për skuadrën dhe të dytin personal, duke plotësuar kështu një fitore me “5 yje” për skuadrën e Contes.
Një disfatë e rëndë për Evertonin që vazhdon të thellojë krizën duke rrezikuar tanimë edhe qëndrimin në Premier League për sezonin e ardhshëm pasi është vetëm 1 pikë larg Burnley të vendit të 18.