8.1 C
New York
Tuesday, December 10, 2024

Buy now

Kurti mori pjesë në shënimin e 20-vjetorit të programit të edukimit KAEF

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti mori pjesë dje në galambrëmjen e organizuar në 20-vjetorin e themelimit të programit të edukimit, Fondacioni Amerikan i Kosovës për Edukim (Kosova American Education Fund – KAEF).

- Advertisement -

Në mesin e shumë mysafirëve, kryeministri Kurti ishte folës kyç në këtë mbrëmje. Ai tha se është kënaqësi për të që të jetë në mesin e liderëve të talentuar të Kosovës, për të shënuar dhe nderuar arritjet e jashtëzakonshme të KAEF-it dhe kontributin e gjithsecilit prej bursistëve për të ardhmen e vendit.

Kryeministri u shpreh se Qeveria e Republikës së Kosovës, e mbështetët plotësisht misionin e KAEF-it, duke e njohur faktin se investimin në rini është investim në të tashmen dhe në të ardhmen e vendit tonë.

Për tash e dy dekada, KAEF ka ofruar 117 bursa të plota studimi në universitetet më të mira të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke krijuar kështu një rrejt profesionistësh që kthehen në Kosovës me aftësi të vlefshme dhe përkushtim për t’i rritur dhe vënë në shfrytëzim ato. Bursistët e diplomuar të KAEF-it kanë udhëhequr nisma të ndryshme në qeverisje, në sektorin privat, në organizata ndërkombëtare, duke kontribuar dhe ndihmuar përparimin e vendit.

 
Shefi i Stafit të Kryeministrit, Luan Dalipi dhe Shefi i Teknologjisë në Kabinetin e Kryeministrit, Lulëzon Jagxhiu janë të diplomuar të KAEF-it.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit