Ceremonia do të nisë nga ora 21:00, ndërsa vëmendja kryesore është te gara për çmimin e madh, ku Harry Kane, Kylian Mbappé dhe Lamine Yamal përmenden ndër favoritët kryesorë.
Në mesin e emrave që pritet të jenë në qendër të vëmendjes janë edhe Ousmane Dembélé, Michael Olise, Rodri, Fabián Ruiz, Lionel Messi, Erling Haaland dhe Khvicha Kvaratskhelia.
Megjithatë, renditja përfundimtare e kandidatëve nuk është bërë ende publike dhe mbetet të shihet se kush do ta fitojë trofeun e lakmuar.
Deri më tani, faqja zyrtare e Topit të Artë ka zbuluar renditjen nga vendi 30-të deri tek i 11-ti.
Nga 30-të e poshtë:
= 29. Sadio Mane
= 29. William Saliba
28. Julian Quinones
27. Bruno Fernandes
26. Dayot Upamecano
25. Marquinhos
24. Luis Diaz
23. Nuno Mendes
22. Lautaro Martinez
21. Gabriel
20. Willian Pacho
19. Joao Neves
18. Marc Cucurella
17. Vinicius Jr.
16. Ferran Torres
15. Declan Rice
14. Vitinha
13. Achraf Hakimi
12. Pau Cubarsi
11. Jude Bellingham.






