18.1 C
New York
Sunday, September 8, 2024

Buy now

Tony Blair e Edi Rama vizitojnë sot Kosovën për nder të 25-vjetorit të çlirimit

- Advertisement -

Ish-kryeministri britanik, Tony Blair dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama pritet që gjatë ditës së sotme të qëndrojnë për vizitë në Prishtinë, e cila përkon me çlirimin e Kosovës 25 vjet më parë.

Ish-kryeministri britanik, Blair  ka luajtur rol udhëheqës gjatë fushatës së bombardimeve të NATO-s në vitin 1999 që ndaloi përparimet e forcave okupatore serbe dhe ndihmoi Kosovën të fitonte pavarësinë, do t’iu adresohet me një fjalim deputetëve të Kosovës nga ora 10:00.

Miku i madh i shqiptarëve gjatë ditës do të pritet në takim nga i pari i kryeqytetit Përparim Rama në orën 12:30. Gjatë këtij takimi në objektin e ndërtesës së vjetër të Komunës së Prishtinës, ish-kryeministri britanik do të nderohet me çmimet Çelësi i Qytetit dhe Qytetar Nderi i Kryeqytetit.

Çmimi Çelësi i Qytetit do t’i dhurohet edhe kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama gjatë takimit me të parin e Prishtinës nga ora 16:00.

Edi Rama është i ftuar të merr pjesë në panelin e parë të konferencës ndërkombëtare “Rugova dhe Perëndimi”, organizuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Fondacioni Ibrahim Rugova, duke filluar nga ora 11:00.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit