28.7 C
New York
Saturday, July 27, 2024

Buy now

Sveçla: Rreth 40 serbë u bashkuan Policisë së Kosovës vetëm gjatë vitit 2024

- Advertisement -

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, ka potencuar se gjatë vitit 2024 në Policinë e Kosovës janë pranuar afër 40 persona nga radhët e komunitetit serb.

“Ata tani përbëjnë 5 për qind të totalit të forcës sonë policore). Shumë të tjerë do t’i bashkohen luftës kundër aktiviteteve të paligjshme dhe do të ofrojnë siguri për të gjithë qytetarët e RKS”, ka shkruar Sveçla në platformën sociale, X.

Ndryshe Kurti, të dielën, e shpalli vitin 2024 si vitin e integrimit të serbëve, meqë sipas tij, në pesë muajt e parë të këtij viti në Kosovë në komunat të banuara me shumicë serbe janë lëshuar mbi 7 mijë pasaporta, 6 mijë e 800 letërnjoftime dhe 1 mijë e 100 patentë shoferë.

“2024 është viti i integrimit. Konvertimi i patentë shoferëve ilegale në RKS po vazhdon dhe po shkon shumë mirë. Po ashtu, 159 biznese të reja janë regjistruar në zyrat e sapohapura të Agjencisë për Regjistrimin e Bizneseve në katër komunat në Veri të Kosovës”, ka njoftuar Kurti.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit