Ministria e Drejtësisë ka njoftuar se ministrja e këtij dikasteri, Albulena Haxhiu, të hënën në orën 10:00 do t’i përgjigjet ftesës së Prokurorisë për të dhënë dëshminë në lidhje me rastin e vdekjes së ish-aktivistit të VV-së, Astrit Deharit.
Avokati i familjes Dehari, Tomë Gashi ka bërë me dije se i është refuzuar kërkesa e tij që gjatë intervistimit të ministres të jetë i pranishëm, shkruan Insajderi.
Gashi e ka cilësuar prokurorinë si “selektive”.
“Prokuroria, per arsye te panjohura, vepron ne menyre selektive – here duke lejuar e here duke mos lejuar pjesemarrjen time ne intervistimin e deshmitareve ne kete rast”, shkroi ai në Facebook.
https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=6754540191288322&id=100001972236481&mibextid=Nif5oz