13.2 C
New York
Friday, May 3, 2024

Buy now

Tomë Gashi krahason Vuçiqin me opozitën e Kosovës: Ka shku në dialog pa dokumente si këta tonët më herët

- Advertisement -

Avokati dhe përkrahësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Tomë Gashi, ka qenë i ftuar në një emission për të folur rreth takimit të sotëm mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Sipas tij, kryeministri Kurti nuk po negocion me dëshirën e tij, pasi që marrëveshjet “iu lanë nga të tjerët”.

“Kurti nuk është kah negocionon me dëshirën e tij, iu la nga të tjerët në vitin 2013 e 2015, jo vetëm ai, po kushdo që do të vinte në këtë pozitë…Asociacioni nuk po negociohet në formën si është negociuar më herët, po negociohet për të drejtat e njeriut dhe të pakicës.” – ka thënë ai.

Gashi tutje, ka krahasuar paraqitjen e Vuçiqit në dialog me opozitën e sotme të Kosovës, që dikur ishte në pushtet.

“Serbia gjithmonë ka qenë problem. Ju e patë lojën briliante më 27 shkurt, Albini nxorri dy lapsa, kishte plot dosje, Vuçiqi ishte si këta tanët që shkonin përpara pa kurrfarë dokumenti.” – ka thënë ai në RTV Dukagjini.

Ndërkohë, pas një pauze të shkurtër rreth orës 17:00, takimi Kurti-Vuçiq në Ohër ka vazhduar sërish.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit