Kongresmeni Eric Swalwell i ka bërë thirrje Qeverisë së Kosovës që të deskalojë veprimet të cilat ai i quajti “provokuese” në pjesën veriore të vendit. Kongresmeni e drejtoi në mënyrë specifike mesazhin e tij për kryeministrin Albin Kurti, duke i kërkuar atij që të ndalojë menjëherë “përdorimin e masave të dhunshme” dhe të riorientojë fokusin e tij drejt Dialogut të lehtësuar nga BE.
Duke shprehur shqetësimet e tij të thella, kongresmeni Swalwell theksoi rëndësinë e mbajtjes së një qasjeje paqësore dhe zgjidhjes së konflikteve përmes mjeteve diplomatike. Ai i bëri thirrje kryeministrit Kurti që të ketë prioritet dialogun dhe të angazhohet në negociata me të gjitha palët e përfshira.
Swalwell nënvizoi rëndësinë e Dialogut të lehtësuar nga BE-ja, i cili synon të adresojë çështjet e vjetra ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
“Qeveria e Kosovës duhet të deskalojë veprimet e saj provokuese në veri. Kryeministri Albin Kurti duhet të ndërpresë menjëherë këto masa të dhunshme dhe t’i kthejë përpjekjet e tij në Dialogun e lehtësuar nga BE-ja”, – tha Swalwell në Twitter.