11.4 C
New York
Saturday, April 20, 2024

Buy now

Alexandre Pato rikthehet te Sao Paulo

- Advertisement -

Alexandre Pato është rikthyer sërish te Sao Paulo.

Klubi brazilian ka njoftuar për arritjen e marrëveshjes me ish-sulmuesin e Milanit.

Pato nënshkroi kontratë të vlefshme deri më 31 dhjetor 2023. Për të do të jetë kjo periudha e tij e tretë te gjiganti nga Brazili.

“Motivimi është gjithmonë i njëjtë. Më duhet të falënderoj Sao Paulo, Sao Paulo ka diçka ndryshe në karrierën time futbollistike. Më pëlqen shumë klubi, më pëlqen shumë Sao Paulo dhe njerëzit që punojnë këtu. I detyrohem diçka Sao Paulos. Klubi hapi dyert e tij në vizitën time të parë, në 2014, dhe përsëri tani. Shpresoj të përputhem me gjithë dashurinë nga Sao Paulo”, tha 33-vjeçari.

“Tifozët më kanë mirëpritur gjithmonë. Dhe e ndjej. Dashuria ime për tifozët e Sao Paulos është e ndryshme. Është e vështirë edhe të shpjegohet. Gjithçka që bëj për Sao Paulo është për dashuri. Tifozët e Sao Paulos më motivojnë. Është si një familje, me një marrëdhënie të vërtetë”, shtoi ai. /Express/

 

 

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit