9.4 C
New York
Thursday, April 18, 2024

Buy now

​Tjetër fitore për Arsenalin

- Advertisement -

Arsenali nuk ka të ndalur me fitore të njëpasnjëshme në Premier Ligë dhe të fundit e ka marr nga ballafaqimi me Crystal Palace në kuadër të xhiros së 27-të.

Skuadra e trajnerit Mikel Arteta triumfoi me rezultat 4-1 për të arkëtuar tre pikë të reja dhe shumë të rëndësishme në rrugën drejt titullit të kampionit në Angli, transmeton KosovaPress.

Martinelli në minutën e 28’ dhe Saka në të 43-tën i dhanë epërsinë e dy golave Arsenalit brenda pjesës së parë për të shkuar të qetë në pushimin 15 minutësh.

Dhjetë minuta pasi përfundoi pjesa e dytë, Granit Xhaka e thelloi epërsinë e vendasve në 3-0, por mysafirët reaguan duke e ngushtuar epërsinë në 3-1 me golin e Schlupp.

Por, për të shuar shpresat e mysafirëve dhe për ta siguruar fitoren e “Topçinjve” u përkujdes Saka që realizoi për 4-1 dhe rezultatin final të kësaj ndeshje.

Me këtë fitore, Arsenali tani ka 69 pikë në vendin e parë, tetë më shumë se Manchester City i vendit të dytë.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit