23.7 C
New York
Saturday, July 27, 2024

Buy now

Tiranë: Sveçla nënshkruan marrëveshje për angazhim të përbashkët në luftimin e migrimit të paligjshëm

- Advertisement -

Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, ka prezantuar sot në konferencën ndërministrore të vendeve të Ballkanit Perëndimor në Tiranë të arriturat e Qeverisë në luftën kundër krimit të organizuar, korrupsionit, migrimit të paligjshëm e trafikimeve të ndryshme.

“Prezantova para të pranishmëve të arriturat e Qeverisë sonë në luftën kundër krimit të organizuar, korrupsionit, migrimit të paligjshëm e trafiqeve të ndryshme. Në këtë drejtim, institucionet tona të sigurisë janë ballafaquar me sfida të shumta veçanërisht me sulme të njëpasnjëshme ndaj tyre por nuk kanë ndaluar së zbatuari misionin e tyre.”

Ai theksoi se institucionet e sigurisë të Kosovës janë përballur me sfida të shumta, por nuk kanë ndaluar së zbatuari misionin e tyre për të ruajtur sigurinë.

“Prezantova para të pranishmëve të arriturat e Qeverisë sonë në luftën kundër krimit të organizuar, korrupsionit, migrimit të paligjshëm e trafiqeve të ndryshme. Në këtë drejtim, institucionet tona të sigurisë janë ballafaquar me sfida të shumta veçanërisht me sulme të njëpasnjëshme ndaj tyre por nuk kanë ndaluar së zbatuari misionin e tyre.”

Ministri gjithashtu theksoi rëndësinë e bashkëpunimit rajonal në luftën kundër kriminalitetit dhe sigurisë në rajon.

“Bashkëpunimi rajonal mbetet qenësor në realizimin e qëllimeve tona për rajon të sigurtë që lufton me mekanizma të përbashkët çdo lloj krimi që cënon sigurinë. Jam i lumtur që me Ministrin z. Taulant Balla dhe me Ministrin Britanez për Luftimin e Migrimit të Paligjshëm z. Michael Tomlinson nënshkruam sot edhe deklaratën e përbashkët përmes së cilës zotohemi për angazhim të përbashkët në luftimin e migrimit të paligjshëm.”

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit