11.6 C
New York
Thursday, December 12, 2024

Buy now

“Tik-Tok” mbushet me materiale të rreme të krijuar nga inteligjenca artificiale

- Advertisement -

Inteligjenca Artificiale  po mundësin krijimin e shumë përmbajtjeve jo të vërteta. Kjo nga ekspertët e teknologjisë po shihet si një rrezik për përhapjen e dezinformatave. E nga KPM, Inteligjencën Artificiale po shohin si sfidë me të cilën po përballen shumë vende.

“Tik –Tok” është e mbushur me materiale të krijuara përmes montimit qëllim-keq apo dhe përdorimit të inteligjencës artificiale.

E kjo, sipas anëtares së Komisionit të Pavarur për Media nuk është e lehtë aspak për tu adresuar.

Për këto video madje kishin një takim edhe me drejtorin e Tik- Tok në Evropë.

“Nuk është çështje e lehtë as për vendet e tjera, AI është një ndoshta një avancim i madhe por për çështjet po na nxjerr shqetësime, mund me nxjerrë video të pa qena. Sa përket videove në TikTok ne së fundmi e kemi marrë një takim me drejtorin në Evropë, drejtorin e TikTok-ut edhe jemi dakordu që ne si Komision jemi organizatë e besueshme. Neve munden me na drejtu qytetareve dhe brenda 24 orëve Youtube   e shikon në kuadërë të rregulloreve tyre dhe ligjëve të Kosovës se përbënë një video e tillë një cështje të rrezikshme ose fake ose me IA të ndryshueshme”, shprehet Luljeta Aliu, anëtare e KPM-së.

Aliu tregon se a mund  të bllokoj Kosova këto video të cilat shpërndahen në këtë rrjet social.

“Ne kemi mundësi përmes IP-it tona me kërkua që ato mu largu prej rrjetet, por është precedurë që duhet të adresohet një ankesë tek ne, kontrollohet verifikohet komunikohet edhe me rrejte sociale dhe largohet”, shprehet Aliu.

Eksperti i Teknologjisë, Ramadan Dervishi e sheh Inteligjencën Artificiale si burim rreziku për krijimin e informatave jo të vërteta.

“Ekzistojnë rreziqe të mëdha për krijimin e përmbajtjeve, sepse përmes saj krijohet një rrezik i madh i dezinformimit dhe krijimit të një opinionit për  një çështje të caktuar. Tash kur jemi afër zgjedhjeve tek ne në Kosovë duke përdor AI tek publiku mund të krijohen lajme  të rrejshme të mëdha në lidhje me persona apo ngjarje të caktuar”, thotë Ramadan Dervishi, ekspert i teknologjisë.

Në Shqipëri madje është propozuar mundësia e mbylljes së Tik Toku, pas rastit të vrasjes së 14 vjeçarit në Tiranë.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit