Tifozët e Manchester United kanë rikthyer banerin e famshëm në tribunën “Stretford End”, duke thumbuar rivalët e qytetit, Manchester Cityn.
Baneri mban mbishkrimin “51 VJET”, duke ironizuar trofetë e fituar nga City që prej marrjes së klubit nga pronarët nga Abu Dhabi.
Baneri ishte shfaqur për herë të parë në vitin 2000, si simbol i viteve që Manchester City kishte kaluar pa fituar trofe. Ai u hoq në vitin 2011, kur “Qytetarët” fituan FA Cup, duke i dhënë fund pritjes 35-vjeçare për një trofe madhor.
Rikthimi i tij vjen në një kohë kur Manchester City vazhdon të përballet me polemika për çështjet financiare, ndërsa klubi ka paraqitur ankesë lidhur me vendimin e komisionit të pavarur për këto çështje






