-2.6 C
New York
Friday, December 27, 2024

Buy now

“Ti s’e di ku jam i lidhun, Serbia financoi xhami në Prishtinë”: Kush është njeriu që tha se ka komandant të UÇK-së në BIA?

Ndonëse pretendonte se dinte shumë gjera, ai nuk thoshte asgjë konkrete. Fliste vetëm në mënyrë të përgjithësuar, duke shpërndarë mjegull. Ai thoshte se punon për inteligjencën e një force të armatosur në Kosovë, pro nuk tregonte se cila është ajo, raporton Nacionale.

Ndërsa, në fund të emisionit, me insistimit e autorit të emisionit, ai e pranoi se punon për institutin e Fatmir Shehollit, i cili e ka pranuar publikisht se ka punuar për shërbim serb.

Gjatë gjithë emisionit, ai pretendonte se është marrë me punë të mëdha, por kur pyetej nuk thoshte asgjë.

Gashi nuk e njohu as Aleksandër Vlajiq, shtetasi serb i Kosovës, i cili u ë arrestuar për spiunazh nga institucionet e Kosovës.

Jo, asnjëherë. Se është një personazh shumë i vogël realisht. Për mua është shumë i vogël në krahasim me nivelin që ne jemi marrë”, ka thënë ai, duke pretenduar se Serbia ka në Kosovë me qindra agjentë.

“Prokuroria e Kosovës realisht i ka të gjithë emrat, jo tani, po që ja 15 vite. Ne kemi agjentë të BIA-së ndoshta me qindra në Kosovë. Ka emra të caktuar”, ka thënë ai.

Më pas, pa e pyetur askush, ai e “plasi bombën” në emisioni, duke pretenduar se ish-epror të lartë të UÇK-në kanë qenë pjesë e BIA-së.

Ne kemi edhe komandat të UÇK-së, që ju knojmë kangë, që janë kanë qenë anëtar të BIA-së. Ne i dimë me emrat ata”, ka thënë ai.

Kur është pyetur se kush janë ata, ai nuk e ka dhënë asnjë detaj.

Nuk ka rëndësi këtu me i përmend”, ka thënë ai.

Pas insistimit të autorit të emisionit, Gashi ha se pas emisioni do t`i jep emrat.

Pas emisionit ta jepi emrin pa problem”, ka thënë ai, duke treguar arsyen se pse nuk po tregon në emision.

Unë vet kam qenë pjesëtar i UÇK-së. Për me e rritë potencën e UÇK-së nuk e jepi emrin në debat publik. Me vjen shumë keq”, është shprehur ai.

Më pas, ai ka ndërroi temë, duke befasuar sërish opinionin.

Ai ka pretenduar se disa xhami në Prishtinë janë financuar nga Seria.

As këtu nuk dha ndonjë detaj, vetëm i thoshte Pandurit se për këtë çështje duhet ta pyeste BIK-un.

Ka xhami që janë financuar nga strukturat e dyshimta. Te shërbimi ushtarak i Serbisë, për shkak se ata kanë financuar xhamia në Kosovë, duhet me thirr kryeimamin e Kosovës ta marrësh në pyetje. Janë financuar dy tri xhamia midis Prishtinë me nga dy kulla në hyrje të Veternikut në rrugën e Matiqanit. Serbia i ka financiar xhaminë të Matiqanit dhe xhaminë në hyrje të Veternikut, edhe midis Prishtinës te xhamia e madhe ki aksione të dyshimta që janë financu e renovu xhamitë në Prishtinë”, ka deklaruar Gashi.

Kur është pyetur nga autori i emisionit se mos po bën propagandë, ai nuk ka hezituar edhe ta kërcënoi Ermal Pandurin, duke e ftuar që të ketë kujdes.

Unë nuk jam propagandues, ki kujdes çka po fol. Ti nuk e di ku jam i lidhun unë, ki kujdes çka apo fol”, ka thënë Gashi.

Gjatë gjithë emisionit, ai pretendonte se ka informacione të shumta, por nuk thoshte asgjë.

Unë jam njohës shumë i mirë i situatës së kësaj teme. Tjetër është që nuk foli në aspektin publik. E njoh shumë mirë kronologjinë e shërbim serb në Kosovë. nuk foli”, ka thënë ai.

Pavarësisht insistimit të mysafirëve të debatit se çka punon, ai nuk jepte detaje.

Në po folim në aspektin profesional. Unë jam këshilltar për inteligjencë në kuadër të një force që është brenda Kosovës”, ka thënë ai.

Vetëm pasi është pyetur nga Panduri, ai ka treguar se është kryetar i Bordit të Instituti për Afirmimin e Marrëdhënieve Ndëretnike(IAMN), i cili drejtohet nga Fatmir Sheholli. Ky i fundit e ka pranuar publikisht se ka punuar për Sigurimin Shtetëror serb.

Madje, ai e ka mbrojtur veprimtarinë e Shehollit.

A je diçka kundër që Famir Sheholli punon për institucionet të AKI-së e të shërbimit tjetër?”, ka thënë ai, duke shtuar

Sipas tij, Sheholli është strukturë e shtetit të Kosovës.

Albini më shumë po tutet prej tij se prej Vuçiqit , o burrë. Famir Shellolli është strukturë e shtetit të Kosovës. Ai është bartës i informatave të ckatuara, të modifikuara, të klasifikuara. Ne e shfrytëzojmë Famtir Shehollin në instancën e dijes se tij çka ka punuar dhe çka ka me punu”, ka thënë ai.

Në fund të emisionit, Gashi është nervozuar kur analisti i sigurisë Agim Musliu ka kërkuar të di më shumë informacione rreth tij.

Nuk ki nevojë ti me me marrë në pyetje mu. Ne jemi institucion përkatës relevant. Ti merru me punët tua”, ka thënë ai.

Kërkohet veprimi i Prokurorisë

Pretendimet e Gashit kanë nxitur shumë reagime në vend.

Analisti politik Ilir Mirena, i cili ka qenë edhe pjesë e UÇK-së, ka kërkuar nga prokuroria që të intervistoi personin në fjalë.

Kete tipin, qe s’po e njoh kush eshte, qe Ermal Panduri dhe TV Dukagjini ia jep shansin me fol sene te tilla, ishte deshte neser me e thirre policia e prokuroria me e pyet kush jane keta njerez te UÇK’se qe po punojkan ne BIA’n serbe. Nese s’ka emra, kjo i bjen qe ky vet eshte ne sherbim te BIA’s per me e njellos UÇK’ne dhe me e amortizu arrestimin e udbashve te BIA’se qe ndodhi javeve te fundit ne Kosove…”, ka shkruar Mirena në profilin e tij në “Facebook”.

Fjalor edhe më të rëndë ndaj Gashit ka përdorur Ali Sefaj, ish-ushtar i UÇK-së.

Në profilin e tij në “Facebook”, Sefaj ka pretenduar se Gashi mund të jetë pjesë e shërbimit serb.

Kqyrne qenefin tha kemi komandantët të UÇK-së në BIA dhe xhamia dhe besimtar/e qe janë financu nga fonde të dyshimta. Ky nuk është hajvan, ky është argat i Serbisë qe e sulmon palcen e kombit: njerzit qe kanë drejtu luftën për liri dhe besimtaret për bindjen e tyre ndaj Zotit. Këtë qenef publik, nesër do duhej ta intervistonte prokurori, nëse nuk e fton prokuroria, BIK duhet të bëj kallëzim penal ndaj tij. Qenefave si puna e tij duhet me ua kallxu vendin, sepse këta nuk marrin vesh ndryshe!”, ka shkruar Sefaj.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit