11 C
New York
Monday, May 6, 2024

Buy now

“Ti je dashuria e tij e dytë” – Egla dhe Juli ngacmojnë Heidin pasi Romeo e la vetëm në suitë

- Advertisement -

Romeo dhe Heidi janë surprizuar mbrëmjen e djeshme nga “Vëllai i Madh”, pasi i ka dërguar në një suitë. Çifti kishin të drejtë të lejonin të futeshin brenda edhe banorë të tjerë.

Teksa ndodhej në vaskë e vetme, pranë Heidit erdhën, Juli, Egla dhe Graciano. Dy aktorët nisën ta ngacmonin duke i thënë se ajo është “dashuria e tij e dytë dhe Jul Deda i pari”, pasi Romeo pas përfundimit të spektaklit  filloi debatin me Julin në oborrin e shtëpisë duke e lënë vetëm Heidin, veprim i cili e ka mërzitur.

Pjesë nga biseda:

Egla: Çe do ti këtë? Për Zotin ta them sinqerisht. Ti je pa atë, ai është më i tërhequr nga Juli në këtë moment

Heidi: Jo është në dhomën e rrëfimit

Heidi e pyet: “Ti deri tani ishe duke debatuar me Romeo?”

“Ishte te dashuria e tij e parë, ti je e dyta zemër”, iu përgjigj Juli, duke nënkuptuar se Romeo i kushton më shumë vëmendje atij sesa Heidit.

Juli: Duke debatuar me Romeon!

Heidi: Ku ishte Romeo deri tani?

Juli: Ishte te dashuria e tij e parë, ti je e dyta zemër

Heidi: Je ti?

Juli: Tani ti e kupton këtë gjë.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit