16.1 C
New York
Saturday, May 18, 2024

Buy now

“Ti e sheh gazetarinë me dybli nga Belgjika”, reagimi skandaloz i Bashës kundër kryesorit të gazetarëve në Evropë

- Advertisement -

Deputeti, Dimal Basha ka reaguar sërish ndaj Sekretarit të Përgjithshëm të Federatës Europiane të Gazetarëve (EFJ), Ricardo Gutierrez, i cili u shpreh thellësisht i shqetësuar lidhur me sulmet që i ka bërë Basha.

Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha përmes një postimi në rrjetin social “Facebook” i ka listuar tri gjëra të cilat duhet t’i ketë parasysh sekretari i EFJ-së, Ricardo Gutierrez.

Në reagimin e Bashës thuhet se nuk ka asnjë sulm por kritikë dhe se ai nuk e kupton se çfarë sistemi vlerash është thirrja e Gutierrezit që të kërkohet nga një kryeministër vendi me heshtë një deputet.

“E para, nuk ka asnjë sulm por ka kritikë, e sic do duhej ta dinin, kritika është liri e shprehjes në Kosovë, jo sulm! E dyta, nuk po e kuptoj çfarë sistemi vlerash është thirja nga pozita juaj që të kërkoni nga Kryeministër vendi që ta hesht një deputet! Nuk e di sa keni njohuri për mua, por unë jam deputet i pavarur në mendime, dhe se 𝐊𝐨𝐬𝐨𝐯𝐚 𝐧𝐮𝐤 ë𝐬𝐡𝐭ë 𝐚𝐮𝐭𝐨𝐤𝐫𝐚𝐜𝐢 𝐤𝐮 𝐧𝐣ë 𝐧𝐣𝐞𝐫𝐢 𝐯𝐞𝐧𝐝𝐨𝐬 𝐬𝐞 𝐤𝐮𝐬𝐡 ç𝐤𝐚 𝐦𝐞𝐧𝐝𝐨𝐧. Më tej, ë𝐬𝐡𝐭ë 𝐚𝐛𝐬𝐨𝐥𝐮𝐭𝐢𝐬𝐡𝐭 𝐞 𝐩𝐚𝐩𝐫𝐚𝐧𝐮𝐞𝐬𝐡𝐦𝐞 𝐝𝐡𝐞 𝐚𝐧𝐭𝐢-𝐝𝐞𝐦𝐨𝐤𝐫𝐚𝐭𝐢𝐤𝐞 𝐦𝐞 𝐤ë𝐫𝐤𝐮 𝐧𝐠𝐚 𝐤𝐫𝐲𝐞𝐦𝐢𝐧𝐢𝐬𝐭𝐫𝐢 𝐢 𝐧𝐣ë 𝐯𝐞𝐧𝐝𝐢 𝐝𝐞𝐦𝐨𝐤𝐫𝐚𝐭𝐢𝐤 𝐭’𝐢𝐚 𝐝ë𝐧𝐨𝐣 𝐭ë 𝐝𝐫𝐞𝐣𝐭ë𝐧 𝐞 𝐤𝐫𝐢𝐭𝐢𝐤ë𝐬 𝐧𝐣ë 𝐝𝐞𝐩𝐮𝐭𝐞𝐭𝐢. Për fund, me “Boll më” mund të ju drejtohesh fëmijëve tu, e jo një deputeti të një vendi demokratik, sepse unë nuk ndjehem inferior ndaj teje dhe askujt që ma cenon të drejtë time të kritikoj lirshëm!”, thuhet në reagimin e tij.

Basha thotë se liria e shprehjes nuk e amniston askënd nga kritika, përfshirë edhe AGK-në.

Sipas tij Kushtetuta e garanton lirinë e shprehjes edhe për deputetët.

Ndryshe, Ricardo Gutierrez, sekretar i përgjithshëm i Federatës Europiane të Gazetarëve (EFJ) është shprehur thellësisht i shqetësuar për sulmet e deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha.

Gutierrez ka përmendur edhe sulmet e mëhershme të Bashës, të cilit edhe në gjuhën shqipe i ka kërkuar të ndalet.

“Zoti Basha, ju kërkoj të ndaloni intimidimin dhe përpjekjet për t’i diskredituar gazetarët dhe organizatën e gazetarëve. Mjaft është mjaft. Apo duhet të flas në gjuhën tuaj: BOLL MA. Kjo është thjesht e papranueshme në vendet demokratike”, shkroi sekretari i EFJ-së në një reagim në Facebook.

“Si guxoni të silleni në këtë mënyrë ndërsa vendi juaj po lufton për anëtarësimin në Këshillin e Europës? Sjellja juaj e papërgjegjshme po e dëmton reputacionin e Kosovës”, shtoi ai.

Gutierrez i ka bërë thirrje kryeministrit Albin Kurti që të marrë masa.

“I bëj thirrje kryeministrit të Kosovës Albin Kurti që menjëherë të marrë masa që anëtarët e partisë së tij t’i ndalojnë sulmet e vazhdueshme kundër gazetarëve dhe shoqërisë civile”, shkroi ai.Gutierres thotë se shpresonte që LVV-ja do të reflektonin pas lajmit të keq të së premtës, ku Kosova shënoi regres të madh në indeksin e “Reporterët pa Kufij” për lirimë e mediave.

“Shpresoja se lajmi i keq i së premtes për nivelin alarmues negativ të lirisë së medias në Kosovë do ta bënte Vetëvendosjen dhe anëtarët e saj të reflektonin për përgjegjësinë e tyre. Isha gabim”, shkroi Gutierrez.

Paraprakisht, ai kujtoi se si deputeti Basha në Ditën Botërore të Lirisë së Mediave ai e akuzoi gazetaren e RTK-së se “po bën pyetje të ngjashme me ato të Radio Televizionit të Serbisë!”.

“AGK e mbrojti atë dhe i bëri thirrje zotit Basha që të përmbahet nga një gjuhë kaq e rrezikshme”.

Ndryshe, Kosova ka rënë për 19 vende në Indeksin vjetor për lirinë e shtypit të organizatës Reporterët pa Kufij, përkatësisht këtë vit renditet në vendin e 75- të në botë nga 180 shtete, për dallim nga viti i kaluar që ishte në vendin e 56-të.

Në raportin e publikuar nga Reporterët pa Kufij më 3 maj, në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, thuhet se mediet në Kosovë, pavarësisht se vazhdojnë t’i mbajnë përgjegjës politikanët, gazetarët vazhdojnë të jenë “cak i sulmeve politike”.

“Rregullatori joefikas i medieve, Komisioni i Pavarur i Mediave [KPM], po provon të reformojë veten. Televizioni më i madh, Klan Kosova ka qenë subjekt i sulmeve administrative nga Qeveria, e cila gjithashtu e ka kërcënuar pavarësinë e transmetuesit publik, RTK, me zgjedhjen e një aleati të afërt të partisë në pushtet në postin e drejtorit. Mediat në gjuhën serbe, që janë nën presion nga forcat politike serbe, janë ankuar për diskriminim në qasje në informatat publike, sidomos në gjuhën e tyre, që është e drejtë kushtetuese për minoritetet”, thuhet në raportin e Reporterëve pa Kufij.

Në raport thuhet se gjatë vitit, gazetarët në Kosovë kanë qenë cak i sulmeve fizike dhe “rrjetet kriminale kanë penguar punën e tyre”. Në raport thuhet po ashtu janë rritur paditë SLAPP [padi strategjike kundër pjesëmarrjes publike] ndaj gazetarëve.

“Edhe pse sulmet po hetohen nga policia dhe prokuroria, rastet rrallë ndiqen penalisht. Sulmet ndaj gazetarëve janë rritur në kohën e tensioneve politike mes Prishtinës dhe Beogradit”, thuhet në raport.

Gazetarët kanë qenë cak i sulmeve fizike gjatë raportimeve të tyre majin e vitit të kaluar në veri të Kosovës, kur u rritën tensionet në këtë zonë të banuar me shumicë serbe.

Në raportin e Reporterëve pa Kufij u tha po ashtu se mediet në Kosovë janë të varura nga reklamat qoftë “nga Qeveria apo nga partitë politike”.

“Për më tepër, përmes pronarëve të tyre, mediat private janë të ekspozuara nga ndikimi i grupeve të fuqishme politike apo biznesore. Mediat në gjuhën serbe përballen me sfida edhe më të mëdha në tregun e vogël, ku disa media varen nga financimi që vjen nga Serbia fqinje, ndërkaq mediat e pavarura nuk mund të mbijetojnë pa financim ndërkombëtar”.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit