10 C
New York
Tuesday, March 18, 2025

Buy now

“Thojke t’kish me ardh Hashimi, ma du me pritë” – Kushëriri i Haxhi Thaçit rrëfen mes lotësh perjetimet me të

- Advertisement -

Haxhi Thaçi, babai i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, është ndarë nga jeta sot. Lajmi është pritur me pikëllim nga familjarët, të afërmit dhe miqtë e tij.

Kushëriri dhe miku i fëmijërisë së Haxhi Thaçit, duke kujtuar jetën dhe përpjekjet e tij, u shpreh se ai ishte një njeri i urtë dhe punëtor, i cili me sakrifica të mëdha rriti fëmijët e tij në kushte të vështira ekonomike.

“Në raporte me Haxhiun kemi qenë që nga fëmijëria – jemi kushëri. Jemi endur bashkë dhe, së fundi, kam qenë shumë pranë tij. Ai ka qenë njeri i urtë dhe shumë punëtor. Ka punuar shumë dhe i ka rritur fëmijët me skamje të rënda,” rrëfeu ai mes lotësh.

Ai gjithashtu foli për dhimbjen që Haxhi Thaçi kishte për mungesën e djalit të tij, Hashim Thaçit, i cili ndodhet në paraburgim në Hagë.

“Vallahi, ligsht e ka përjetuar. Vallai, mërzitej fort ai, edhe nëna e vet. ‘O Hashimi, Hashimi, t’kish me ardhë’, thoshte gjithmonë. ‘Ma du me pritë’, thoshte, por qe, s’e priti dot… Pasha Zotin, ajo e Gjykata, unë kam thënë vetë që është e drejtë – por tybe, nuk ish e drejtë hiq,” u shpreh ai me dhimbje.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit