Thirrja e PE-së ndaj Kosovës: Përshpejtoni reformat – normalizoni raportet me Serbinë

- Advertisement -

Parlamenti Evropian i ka bërë thirrje Kosovës që të përshpejtojë reformat e nevojshme për afrimin me Bashkimin Evropian dhe të angazhohet më shumë në procesin e normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë.

PE përmes një shkrimi në platformën X ka vlerësuar se funksionimi i institucioneve është thelbësor për përparimin e Kosovës në agjendën evropiane.

Kosova duhet të përshpejtojë reformat dhe të normalizojë marrëdhëniet me Serbinë.

Parlamenti bën thirrje për një legjislaturë dhe qeveri funksionale për të çuar përpara reformat që lidhen me BE-në dhe për të mbështetur rrugën e Kosovës drejt BE-së si një vend kandidat potencial”, thuhet në postim.

Të ngjashme

Të fundit