7 C
New York
Friday, November 29, 2024

Buy now

Theret me thikë një person në Lipjan, i dyshuari arrestohet

- Advertisement -

Një person është therë me thikë, në orët e vona të së shtunës në Lipjan.

Viktima ka marrë ndihmën e parë në emergjencë të Lipjanit, por për shkak të plagëve të rënda është transferuar për në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Sipas raportit mjekësor, viktima është jashtë rrezikut për jetë.

Ndërkohë, personi që dyshohet se ka therë me thikë viktimën është identifikuar nga policia dhe i njëjti është dërguar në mbajtje – vendim ky nga prokurori.

Rasti është cilësuar “Vrasje në tentativë”.

“Viktima pas marrjes së ndihmës së parë në Lipjan për tretman mjekësor është dërguar në QKUK dhe sipas mjekut viktima ka marr lëndime trupore, por është jashtë rrezikut për jetë. Lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari i cili pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin ditor të PK-së.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit