Ballkani, ka arritur që t’i marrë pikët e plota në udhëtim në Prizren.
Kampioni aktual i Kosovës në futboll, e ka mposhtur Lirinë me rezultat 0:3.
Golat për skuadrën nga Suhareka i realizuan, Gentrit Halili, Almir Kryeziu dhe Armend Thaçi.
Ekipi i drejtuar nga Ilir Daja kështu u inkason pikët e plota, duke e vazhduar rrugëtimin drejt titullit.
Pikë të plota i mori edhe Prishtina.
Skuadra nga kryeqyteti i Kosovës e mposhti Ferronikelin me rezultat 2:0.
E tre pikë i mori edhe Dukagjini që e mposhti Malishevën, me rezultat 2:1.