Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është dënuar me një vit e pesë muaj burgim nga Gjykata Speciale në Hagë, në kuadër të rastit të dytë ndaj tij, që lidhet me pengimin e drejtësisë.
Pas dëgjimit të vendimit, Thaçi është parë duke tundur kokën dhe më pas duke buzëqeshur.
Po ashtu, ai i është drejtuar gjyqtarit me fjalët: “Kjo është politikë, nuk është drejtësi”.






