Ish-Presidenti, Hashim Thaçi, në një intervistë ekskluzive në Debat Plus, në RTV Dukagjini, ka folur për marrëveshjen e Rambujesë.
Ai tha se delegacioni i Kosovës, kishte bisedime edhe ndërmjetveti, duke treguar situata të nxehta.
Ndër të tjera, ai tha se në Rambuje, “bëmë atë që mund të bënim, atë që duhej bërë. Nuk mund të dilnim nga lëkura e jonë. Pranuam marrëveshjen edhe pse ajo aty për aty nuk i plotësonte të gjitha kërkesat tona legjitime.
Tutje ai tha se, “përfundimi i procesit u tregua i përkryer.”






