9.8 C
New York
Saturday, April 20, 2024

Buy now

Thaçi për Ligjin e Lustracionit: Askush s’ duhet të dënohet për shkak të bëmave të prindërve

- Advertisement -

Jusuf Thaçi, analist politik, ka thënë se askush nuk duhet të dënohet e as të gjykohet për shkak të të bëmeve të prindrëve të tij.

Në Pressing të T7 po diskutohet për Ligjin e Lustracionit, për të cilin Thaçi se fëmijët nuk kanë faj për veprimet e paraardhëseve të tyre.

”Etiketimi i pasardhëseve të këtyre njerëzve që kanë qenë bashkëpunëtorë është e pafalshme. Ajo edhe si shoqëri duhet me i dhënë fund kësaj idesë që dikush duhet të gjykohet për shkak të veprimeve të prindërve ose afërmeve të tij”, ka thënë Thaçi.

Sipas Thaçit, partitë politike nuk kanë interes për Ligjin e Lustraiconit, meqë sipas tij “të gjitha partitë politike kanë njerëz të ish-regjimeve brenda tyre”.

“Nuk ka vullnet prej subjekteve politike sepse të gjitha subjektet politike kanë njerëz që i kanë shërbyer regjimit”, ka deklaruar ai.

Sipas Thaçit është e vështire që ky ligj të realizohet në praktikë.

”Nuk mendoj që ka përmasa të atij niveli sa vërtetë të jetë problem kuptimin e mirëkuptimit të shoqërisë dhe institucioneve, por për hir të parimit kishte me qenë të bëhet për hir të parimit kishte me qenë mirë me ndodh Lustracioni”.

”Por në fakt u përmenden shumë fakte, vështirë që mund të bëhet për shkak se ka kaluar kohë e gjatë. Ata që insistojnë, nuk e kanë sqaruar gjënë me elementare se cili duhet të jetë qëllimi. A duhet ata me u ndëshku apo mos me i la me marrë pozita në sistemin ekzistues”, ka thënë Thaçi.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit