12 C
New York
Monday, November 25, 2024

Buy now

Thaçi: Ndihem keq për fiaskon që pësoi Kurti në zgjedhjet në Maqedoni

- Advertisement -

Menduh Thaçi, kryetar i PDSh-së, ka folur rreth rezultateve të zgjedhjeve presidencial në Maqedoni të Veriut, ku fituese në kampin shqiptar doli Fronti Evropian i udhëhequr nga BDI-ja.

Thaçi ka thënë se ndihet keq për fiaskonë që ka pësuar Albin Kurti, kryeministër i Kosovës, në zgjedhjet në Maqedoni të Veriut.

“Mund të ma interpretojnë si sarkazmë. Ndjehem keq për fiaskon që pësoi ndërhyrja e Kurtit në zgjedhjet në Maqedoni. Nëse dikush do të priste që unë të ndjehesha mirë, të qitsha qallam se ne e kemi mundë, por s’është ashtu. Pe ndjehem keq. Kur e vërteton mungesën e autoritetit moral i pari jonë në Kosovë në një vend siç është Maqedonia, kjo do të ketë pasoja. Do të mundohemi bashkë që t’i largojmë këto pasoja. Nuk do të flasë më” – ka thënë Thaçi në “LIBERO”.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit