Natën e mbrëmshme, Labi ka reaguar pasi Londrimi e quajti “Noti”.
Ai tha se nuk preferon ta thirrin me këtë nofkë, për shkak të një rasti në familje, shkruan Indeksonline.
Këngëtari deklaroi se njëherë djali i tij për pak sa nuk është mbytur në det, dhe pas kësaj, e gjithë familja e kanë fobi notin.
Por, një fotografi që po qarkullon në rrjetet sociale, shihet që këngëtari qëndron pranë një pishinë si dhe ka përdorur mbishkrimin “Labinot Rexha Noti”, për të cilën deklaroi se nuk dëshiron ta thërrisnin.
Ky postim është i datës 24 korrik të vitit 2023.
Ndryshe, edhe opinionistja Olta Gixhari mbrëmë i tha se “Të kam pa të lumtur të lahesh në xhakuzin e shtëpisë. Nuk jemi këtu për të folur se çfarë ke kaluar me psikologun. Jeni në një shtëpi, fakti që të ka shkurtuar emrin, ti e ke masakruar”.







