29.5 C
New York
Monday, July 15, 2024

Buy now

Tesla lanson Model 3 për Europën me dizajn më elegant dhe efikasitet më të lartë

- Advertisement -

Modeli i rifreskuar i Tesla Model 3 doli në shitje në Kinë, Europë dhe pjesën tjetër të botës. Makina është rimodeluar lehtësisht duke ofruar më tepër distancë dhe një hapësirë të brendshme me dizajn të përditësuar së bashku me materiale të reja.

Pritet që të fillojnë dërgesat në Europë muajin e ardhshëm. Përmes një cicërime në X, Tesla Europe postoi disa imazhe të tregojnë ndryshimin e stilit kryesisht pjesa ballore e cila duket më e hijshme.

Me një karikim të vetëm makina mund të përshkojë 629km ndërsa stili i përditësuar përmirëson aerodinamikën e saj. Tesla premton edhe një udhëtim më të ëmbël falë trupit më të lidhur dhe amortizimit më të mirë.

Dy ngjyrat e reja kushtojnë 2 mijë dollarë më shumë se ngjyra e bardhë. Edhe pse pjesa e brendshme është rifreskuar, butonët fizikë ende mungojnë.

Tesla po premton “materiale më të sofistikuara, sedilje të ajrosura dhe ndriçim të personalizueshëm të ambientit”, së bashku me një ekran të pasëm me prekje që ofron argëtim dhe kontrolle klimatike për pasagjerët në ndenjëset e pasme.

Tesla ka bërë ndryshime të konsiderueshme në Model 3 që kur debutoi për herë të parë në 2018-ën por versioni i ri duket më i sofistikuari dhe eleganti. Model 3 pritet të kushtojë rreth 36 mijë dollarë për modelin bazë, ose 12 përqind më shumë sesa paraardhësi sipas The Wall Street Journal. /PCWorld Albanian/

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit