Ish-deputetja e LDK-së, Melihate Tërmkolli, ka theksuar se “ekspertët” kushtetues të kryeministri Albin Kurti po përpiqen të bindin popullin se ” Zajednica” është një OJQ.
Ajo ka thënë se kështu thoshin edhe ata që e kanë bërë marrëveshjen e vitit 2012 dhe atë të vitit 2015.
Megjithatë, ajo ka thënë se “ekspertët” e kryeministrit shkojën edhe më larg.
“Edhe “ekspertët” kushtetues të Albinit po përpiqen të na mbushin mendjen se ” Zajednica” është një OJQ, si ata që na thoshin edhe më 2013 e 2015. Këta shkojnë edhe një hap më tutje me deklarata se Kosova nuk dëmtohet asgjë, ashtu si “etërit” e tyre profesional që na thoshin më 1989! Këta të lënë pa koment!”, ka shkruar Tërmkolli.