26.8 C
New York
Friday, May 3, 2024

Buy now

“Tërmet” në Slloveni, Martin Berishaj turpëron të gjithë, Jansha dhe Golob distancohen prej tij

- Advertisement -

Dreqi ka dalë nga shishja. Një përplasje e madhe është duke ndodhur në Slloveni, ish kryeministri dhe kryeministri po e akuzojnë njëri tjetrin, se shok i kujt është Martin Berishaj. Të dytë po distancohen, sepse po ju vjen turp.

Në dy tri ditët e fundit kanë dhënë intervista në Slloveni edhe ish kryeministri Jansha, e edhe kryeministri aktual Golob. Të dytë po mundohen me qëndru sa më larg prej ambasadorit tonë në Kroaci, Martin Berishajt.

Golob po thotë se nuk e ka takuar kurrë, por gjithashtu po thotë që Berishaj ka qenë shok personal i Janshes (siç shihet edhe në fotografi).

Në anën tjetër Jansha po thotë që Berishajn nuk e ka shok personal, por është takuar me të si perfaqësues i shqiptarëve të Sllovenisë. Është takuar me të, po thotë nja 7-8 herë.

Aktualisht ne Slloveni është marre me e pasë shok Martin Berishajn. Krejt publiku atje po e din qe Berishaj ka bartur pare kesh me thes.

Tash, kryeministri i shtetit dhe lideri i opozites, po largohen prej tij, si dreqi prej ujit të bekuar.

E vërteta ka mundesi me qënë kështu: Berishajn e njohin, ose kane punuar me të, edhe kryeministri aktual, e edhe ish kryeministri.

Kryeministri aktual, Golob, i bjen që Berishajn e ka pasur punëtor të tij, gjatë kohës kur Berisha ka marrë pare në Mal të Zi, e siç tregoi gazetari Vehbi Kajtazi, edhe në Kosovë. Gjatë kësaj kohe, kryeministri aktual slloven, ka qënë drejtor gjeneral i GEN’it. Që do të thotë ai ka pasur njohuri për pagesat në adresë të Berishajt, shkruan Nacionale.

Gjithashtu gjatë kësaj kohe, Berisha ka qënë në lidhje shumë të mira edhe me Janez Janshën, i cili ishte kryeministër i vendit. Gjatë kësaj kohe Jansha ka qenë shef edhe i Golobit, kryeministrit aktual, e edhe i Martinit tonë.

Pra, e gjithë kjo betejë është duke fituar tempo ne Slloveni. Martini atje është vetëm një mollë e sherrit, prej të cilit të gjithë duan të distancohen. Në ndërkohë në Kosovë, për këtë aferë, punën e ka qullosur fare një komision i Kuvendit të Kosovës, i cili e ftoi Berishën në një bisedë, kinse hulumtuese, ku prej të cilës nuk doli asgjë.

Në anën tjetër, në Slloveni, tashmë e dinë që Martin Berishaj ka marrë pare kesh, por nuk e kanë shumë të qartë se ku i ka nisur Martin Berishaj ato pare.

Disa shkrime të afërta me Janshën spekulojnë se ato para Berishaj i ka nisur për fushatë zgjedhore në Kosovë. Dihet gjithashtu që një ministre e Punëve të Brendshme në Slloveni ka dhënë dorëheqje. Besohet që arsye e dorëheqjes është edhe kjo aferë.

Mediat në Slloveni kanë raportuar që ministres së Punëve të Brendshme i ishte kërkuar që t’i ndalte hetimet, por që ajo nuk e kishte bërë një gjë të tillë.

Tashmë është e sigurtë që sllovenët do ta çojnë deri në fund hetimin e kësaj afere, por ajo cfarë të gjithë është duke i cuditur është mbrojtja e pakusht që Kurti, Osmani e Gërvalla janë duke ia bërë Berishajt.

Është mbushur interneti me fatura të miliona eurove që Berishaj i ka marrë në kesh, është mbushur interneti me kallëzime penale kundër Berishajt, por treshja drejtuese e shtetit ende nuk e ka humbur besimin tek ai.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit