Aktorja dhe deputetja e Kosovës, Adriana Matoshi, ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve me ‘look-un’ e saj më të fundit.
Ajo ishte e ftuar në një dasmë dhe kishte zgjuedhur që t’i bënte vetullat në ngjyrë rozë. Përmes një postimi në Instastory, Adriana shpjegoi edhe arsyen pse kishte bërë këtë zgjedhje.
Aktorja zbuloi se fshihet një mesazh i fortë, pasi lidhet me muajin tetor, i cili njihet si muaj i ndërgjegjësimit dhe vetëdijesimit kundër kancerit të gjirit.
“Muaji rozë, muaji i ndërgjegjësimit dhe vetëdijesimit kundër kancerit të gjirit”, ka shkruar Adriana përmbi foton e saj.