23.7 C
New York
Saturday, July 27, 2024

Buy now

Teoria e avokatit Tomë Gashi: Disa amerikanë e evropianë i ka ble Serbia, ne ende jemi në luftë

- Advertisement -

Avokati Tomë Gashi ka bërë një postim të çuditshëm në rrjete sociale.

Ai ka pretenduar se disa zyrtarë amerikanë e evropianë i ka blerë Serbia. Kjo duke aluduar në kërkesat e fundit rreth dinarit.

Në një postim me shumë gabime drejtshkrimore, Gashi ka deklaruar se ‘ende jemi në luftë me Serbin’.

“Disa Amerikan e disa Europian ose i ka ble Serbia ose nuk jan tu e kuptu realitetin qe ne ende jemi ne lufte me Serbin Vetem lufta e armatosur ka perfundu me 12 qershor 1999 A e mbani mend apo keni harruar pse e bombarduat Serbine e Milosheviqit”, ka shkruar avokati Gashi.

“Eshte e njejta Serbi me nje Milosheviq te njejt vetem emrin e ka Vuqic A e kuptoni se ne kemi qene e jemi me ju ata kurr nuk kan qen e nuk jan me ju , ata jan me Rusi e me Kinezi”, ka shkruar ai.

Qëndrimet e avokatit Gashi në përkrahje të qeverisë janë pothuajse të përditshme.

E postimi i fundit vjen pas vizitës së emisarit Gabriel Escobar në Kosovë. Nga këtu, Escobar tha se Kurti ka refuzuar propozimet e tij për dinarin.

“Unë i kërkova kryeministrit ta suspendojë vendimin përderisa ne, bashkë me Bashkimin Evropian, Shtetet e Bashkuara dhe Qeverinë e Kosovës, punojmë për një zgjidhje më afatgjate, që u përshtatet nevojave tuaja, pra transfereve elektronike në euro përmes sistemit të Kosovës. Por, tani, ne duhet të bëjmë diçka urgjente. Fatkeqësisht, nuk pata sukses për ta bindur atë për këtë”, tha Escobar.

“Kryeministri tha se ky është një vendim i një institucioni të pavarur, në të cilin ai nuk dëshiron të përfshihet, ose që kjo është një telashe për njerëzit që mund të tejkalohet lehtësisht, ose që mund të zëvendësohet me pagesa nga Qeveria e Kosovës. Por, asnjëra nga këto nuk do të ndodhë shpejt. Për këtë arsye, ne po kërkojmë shtyrje të zbatimit. Tani, unë e kuptoj, normalisht, që një Bankë Qendrore dhe Ministria e Financave e bëjnë më të mirën e tyre për të mos krijuar jostabilitet dhe paparashikueshmëri në ekonomi. Ato e bënë pikërisht këtë gjë”, deklaroi ai më tutje.

Escobar gjithashtu se tha përveç Manastirit, është edhe një kusht tjetër për anëtarësim në Këshillin e Evropës.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit