25.5 C
New York
Wednesday, May 22, 2024

Buy now

Tentuan t’i vënë zjarr shkollës, del me reagim Komuna e Prishtinës

- Advertisement -

Të premtën në mbrëmje dy persona kanë tentuar ti vënë zjarr shkollës “Meto Bajraktari”.

Komuna e Prishtinës, ka dënuar këtë akt dhe ka kërkuar që organet e rendit të gjejnë të dyshuarit dhe  të njëjtit të dërgohen para organeve gjyqësore.

“Mbrëmë në Shkollën “Meto Bajraktari” dy persona kanë tentuar t’i vënë zjarr objektit përmes hedhjes së lëndëve djegëse. Paraprakisht ishin thyer edhe dritaret e shkollës duke dëmtuar kësisoji pronën publike.

E dënojmë ashpër këtë akt vandal dhe kërkojmë nga organet e rendit që të gjejnë kryesit e kësaj vepre dhe që ata të marrin dënimin e merituar nga organet e sistemit gjyqësor. Motivet e këtij akti duhet të zbulohen.

Drejtoria e Arsimit është në kontakt me Policinë e Kosovës, e cila është angazhuar për identifikimin e këtyre personave dhe do të na njoftojë së shpejti me rezultatet e hetimit.

Mbesim të indinjuar nga ky sulm kriminal mbi objektet shkollore si institucione të zhvillimit e mësimit për më të dashurit tanë pra fëmijët”, thuhet në njoftim.

Ndërsa në raportin 24 orësh të Policisë, është bërë e ditur se dy persona të panjohur ishin të maskuar, dhe të njëjtit janë larguar nga vendi i ngjarjes.

“Raportohet  se dy persona të panjohur, të maskuar, duke thyer dritaren e objektit të shkollës, kanë hedhur  lëndë djegëse-benzinë  dhe kanë tentuar t’ia vunë zjarrin, por pasi janë diktuar nga personeli i shkollës të dyshuarit janë larguar në drejtim të panjohur. Është njoftuar prokurori, rasti vazhdon të hetohet”, shkruhet në raportin e Policisë./

 

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit