24 C
New York
Wednesday, May 22, 2024

Buy now

Tentoi të vriste gruan me thikë, arrestohet shqiptari në Santorini

- Advertisement -

Një 56-vjeçar shqiptar është arrestuar ditën e sotme në Santorini të Greqisë.

Ai akuzohet se donte të vriste gruan e tij 53-vjeçare.

Sipas mediave greke, 56-vjeçari me shtetësi shqiptare, të cilit nuk i është bërë i ditur identiteti, ka marrë një thikë kuzhine e më pas ka tentuar të godasë bashkëshorten e tij në bark.

Fatmirësisht, kjo e fundit ka mundur të shmanget dhe është larguar nga shtëpia. Ngjarja është denoncuar në polici nga djali 26-vjeçar i çiftit, shkruajnë mediet greke.

Shqiptari është arrestuar nga policia dhe po pret gjykimin e tij.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit