Një 56-vjeçar shqiptar është arrestuar ditën e sotme në Santorini të Greqisë.
Ai akuzohet se donte të vriste gruan e tij 53-vjeçare.
Sipas mediave greke, 56-vjeçari me shtetësi shqiptare, të cilit nuk i është bërë i ditur identiteti, ka marrë një thikë kuzhine e më pas ka tentuar të godasë bashkëshorten e tij në bark.
Fatmirësisht, kjo e fundit ka mundur të shmanget dhe është larguar nga shtëpia. Ngjarja është denoncuar në polici nga djali 26-vjeçar i çiftit, shkruajnë mediet greke.