Home Lajme Tentim vrasje në Lipjan, i mituri ther me thikë dy bashkëmoshatarë

Tentim vrasje në Lipjan, i mituri ther me thikë dy bashkëmoshatarë

0
Tentim vrasje në Lipjan, i mituri ther me thikë dy bashkëmoshatarë

Një tentim vrasje është raportuar të ketë ndodhur dje në Lipjan.

Policia bën me dije se është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar-i mitur, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar me një armë te ftohtë (thikë) dy viktimat meshkuj kosovarë të mitur.

Viktimat dhe i dyshuari janë dërguar në QKUK, Prishtinë për tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas trajtimit  mjekësor me vendim të prokurorit pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

Detaje tjera rreth rastit nuk janë bërë të ditura.

Exit mobile version