21.3 C
New York
Thursday, June 5, 2025

Buy now

Tensionet tregtare me SHBA-në: BE s’ka marrë letër zyrtare për ofertë nga administrata Trump, sipas burimeve

- Advertisement -

Përderisa vazhdojnë tensionet tregtare BE-SHBA, sipas një burimi të njohur me bisedimet, Reuters raporton se Bashkimi Evropian nuk ka marrë ndonjë letër zyrtare nga administrata e presidentit amerikan Donald Trump ku kërkohej që vendet të paraqesnin ofertat e tyre më të mira për negociatat tregtare deri të mërkurën.

Kujtojmë se një kërkesë e tillë ishte pjesë e një qasjeje agresive të Donald Trump ndaj marrëdhënieve tregtare, ku ka kërcënuar vazhdimisht me vendosje të tarifave të larta mbi importet evropiane, nëse BE nuk i plotëson kërkesat amerikane për qasje më të lirë në treg.

Sipas Reuters, i pyetur për çështjen, një zëdhënës i Komisionit Evropian ka refuzuar të japë detaje lidhur me dokumentet apo ofertat e shkëmbyera mes BE-së dhe SHBA-së në kuadër të bisedimeve tregtare.

“Ajo që mund të themi është se, pas telefonatës së fundit mes presidenteve von der Leyen dhe Trump, të dyja palët ranë dakord të përshpejtojnë ritmin e negociatave,” ka thënë zëdhënësi.

Ai tutje ka shtuar se këtë javë janë mbajtur bisedime teknike në Uashington, ndërsa së shpejti do të zhvillohet një takim zyrtar në Paris mes komisionerit evropian për tregti, Maros Sefcovic, dhe përfaqësuesit amerikan për tregti, Jamieson Greer.

Kujtojmë se, BE është në përpjekje që të shmangë një përplasje tregtare të ngjashme me atë  SHBA-Kinë.

Të ngjashme

Të fundit